Në protestën e zhvilluar më 28 nëntor në Tiranë, policia ka përdorur dronët për të hedhur gaz lotsjellës mbi protestues.
Këta të fundit ishin mbledhur në sheshin “Skënderbej” për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Kjo metodë e përdorur nga policia nuk ishte parë në protestat e kaluara që janë mbajtur në Tiranë.
Protesta u organizua për të shënuar 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.