Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, shprehu mendimin e saj ndaj protestave studentore që lidhen me shujtën studentore.
Ajo tha se nuk e sheh logjikën e protestave ndaj një mase që ofron më shumë për studentët se sa ata kanë aktualisht. “E drejta e protestës është e garantuar, por unë vërtet nuk e kuptoj kundër çfarë do të protestonin.
Shteti u ofron atyre më shumë sesa kanë, ndërsa ata duan të protestojnë kundër kësaj.
Nuk e shoh logjikën”, theksoi Janevska.
Ajo informoi se është formuar një grup pune për të punuar në zgjidhjet që lidhen me shujtën studentore dhe se procesi po zhvillohet intensivisht. “Grupi i punës është formuar, projekti po zhvillohet shumë shpejt.
Ne jemi të interesuar ta zhvillojmë projektin shpejt.
Jam në komunikim me asambletë përkatëse studentore dhe mendoj se nuk kemi asnjë problem dhe se do të gjejmë një zgjidhje shumë shpejt”, shtoi ministrja.
Janevska gjithashtu theksoi se Ministria po investon vazhdimisht në përmirësimin e standardeve për studentët përmes investimeve në konvikte, aktivitete kërkimore shkencore, dhe masa të tjera që synojnë përfitimet e rinisë.