Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka ritheksuar angazhimin e tij për ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë për të gjithë ata që jetojnë në Kosovë, pa asnjë dallim dhe në çdo kohë.
Në një postim në rrjetet sociale, KFOR ka theksuar se prioritet i misionit është transparenca, qëndrueshmëria dhe gatishmëria, duke kontribuar në krijimin e një të ardhmeje paqësore për gjeneratat që vijnë. “KFOR mbetet fuqishëm i përkushtuar ndaj stabilitetit dhe sigurisë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në mënyrë të paanshme dhe në çdo kohë”, thuhet në njoftim.
Më tej, misioni ka theksuar se mandati i tij është të ndihmojë në krijimin dhe ruajtjen e kushteve për një paqe të qëndrueshme, në përputhje me mandatin afatgjatë të Kombeve të Bashkuara.