Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, theksoi rëndësinë e bashkëjetesës së qëndrueshme ndërmjet dy komuniteteve kryesore në Maqedoninë e Veriut, maqedonasve dhe shqiptarëve, si një faktor kyç për funksionimin dhe mbijetesën e vendit.
Ai theksoi se kur jemi të veçuar dhe të ndarë, jemi të pafuqishëm, duke e dobësuar kështu shtetin dhe duke e bërë atë të parëndësishëm në rajon. “Këtyre tani që përpiqen të na përfaqësojnë pa legjitimitet në institucionet shtetërore.
Institucioni dhe shteti është por si pushka, po nuk dite ta përdorësh do të hyshë therrave e do të qajsh si grua.
Këta e kishin parë se si ne po ngrisim shkallë shkallë lavidnë e shqiptarëve në një demonstrim për shtetformësisë se ky shtet mund të jetojë e mbijetojë me bashkëjetesë të qëndrueshme mes dy kombeve më të mëdha – maqedonasve dhe shqiptarëve.
Të veçuar e të ndarë jemi të pafuqishëm, e dobësojmë shtetin dhe e bëjmë të parëndësishëm në rajon,” deklaroi Ahmeti.