Pas një aksidenti të rëndë që ndodhi paraditen e kësaj të shtune në afërsi të tunelit të Murrizit, në Rrugën e Arbrit, dy persona kanë humbur jetën.
Sipas njoftimit nga policia, aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:15, në Xibër, ku janë përplasur dy automjete me drejtues shtetasit B.
O., rreth 42 vjeç dhe A.
F., rreth 45 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën shtetasi Bledian Osmani, rreth 42 vjeç, dhe shtetasja Maltina Ferati, pasagjere në automjetin e drejtuar nga A.
F.
Përveç këtyre dy viktimave, pesë shtetas të tjerë janë dërguar në spital për kontroll mjekësor.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.