Avokatja Adelina Hoxha, e cila përfaqësonte të ndjerën Arlinda Zekajn në çështjet që lidhen me dhunën në familje dhe kontestin për fëmijën e saj, ka ngritur akuza të rënda ndaj institucioneve pas vrasjes së saj në Vitomiricë të Pejës.
Hoxha shpreh shqetësimin e saj mbi mënyrën se si janë trajtuar rastet e dhunës në familje nga ana e autoriteteve dhe thekson nevojën për një qasje më serioze dhe të përgjegjshme ndaj këtyre çështjeve.
Ajo kërkon që institucioneve t’u jepet prioritet çështjeve të tilla dhe të mos neglizhohen rastet që kërkojnë ndihmë të menjëhershme.