Ish-qendërmbrojtësi Lele Adani ka dhënë një vlerësim të ashpër për yllin e Kosovës, Edon Zhegrova, duke thënë se ai nuk është lojtar i Juventusit.
Zhegrova u inkuadrua në pjesën e dytë ndaj Cagliarit, ku tregoi disa sinjale pozitive për driblime dhe ishte afër shënimit, por portieri vendas ishte gjithmonë në vendin e duhur për ta ndalur atë.
Në emisionin “La Domenica Sportiva”, Adani, tani analist, duket se nuk ka mbetur i kënaqur me performancën e Zhegrovës. “Futbolli është i çuditshëm këto ditë dhe nuk është plan i keq për të pasur disa ide, por problemi është te limitet.
Zhegrova nuk është lojtar i nivelit të Juventusit.
Ai është lojtar që luan gjysmë ore, Juve nuk mund të ketë këso lojtarësh,” tha ai.
Ai vazhdoi duke theksuar: “Na duhen lojtarë që janë të gatshëm për të startuar, jo që luajnë 30 minuta.
Zhegrova është lojtar që mund të luajë në mesin e tabelës, por klubi mund të bëjë hapë përpara kur të ketë një sulmues si ai që luan në tri ndeshje radhazi,” nënvizoi ai.