Apel për Ndihmë: Lekë, 2-vjeçari me Kancer, Ka Nevojë për Trajtim

Një apel për ndihmë është lancuar për Lekën, një djalë vetëm 2-vjeçar, i cili është diagnostikuar me sëmundjen e rrallë të kancerit, Rabdomiosarkomë Embrionale (ERMS).

Ai ka nevojë për një trajtim të specializuar jashtë Kosovës.

Sipas apelit të publikuar nga familja e tij, kostoja e trajtimit arrin në rreth 200 mijë euro, një shumë që familja nuk mund ta përballojë e vetme.

Familja e Lekës iu drejtohet qytetarëve për solidaritet dhe ndihmë financiare, duke kërkuar që secili të kontribuojë sa të mundet.

Ata theksojnë se çdo kontribut, pavarësisht shumës, mund të ndihmojë në sigurimin e trajtimit për Lekën.

Po ashtu, qytetarët ftohen të shpërndajnë këtë apel, në mënyrë që mesazhi të arrijë te sa më shumë njerëz.

Të gjithë ata që dëshirojnë të ndihmojnë Lekën mund të kontribuojnë në llogarinë bankare të babait të tij, Denis Podrimqaku.

Familja shpreson në solidaritetin e qytetarëve për të siguruar shumën e nevojshme për trajtimin e djalit të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *