Arrestime dhe Masa Administrative Pas Protestës në Tiranë

Tre persona janë arrestuar dhe 18 të tjerë janë proceduar penalisht nga Policia e Shtetit në Tiranë për veprime të paligjshme gjatë një tubimi që u zhvillua një ditë më parë.

Sipas njoftimit nga Policia, të arrestuarit dyshohen për dëmtim të pronës publike, sulm ndaj një punonjësi policie dhe pjesëmarrje në veprime të kundërligjshme gjatë protestës.

Në mesin e të arrestuarve është një 15-vjeçar, i cili dyshohet për disa vepra penale, duke përfshirë organizimin dhe pjesëmarrjen në grumbullime të paligjshme, prishjen e rendit dhe qetësisë publike, pengimin e qarkullimit dhe shkatërrimin e pronës.

Një nga të arrestuarit, 23-vjeç, dyshohet se ka goditur një punonjës policie gjatë shoqërimit në komisariat.

Ndërsa një tjetër, 33-vjeç, dyshohet për dëmtimin e trafikndarëseve dhe thyerjen e stendave reklamuese në rrugën “Muhamet Gjollesha”.

Policia ka njoftuar se gjatë veprimeve janë vendosur gjithashtu 44 masa administrative për kundërvajtje të konstatuara gjatë tubimit, dy prej të cilave janë në vlerën prej 500 mijë lekësh secila. “Specialistët për Hetimin e Krimit, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimeve të paligjshme, identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore,” thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *