Arrestimi i Shqiptarit në Itali për Vjedhje në Banesa

Një shqiptar 32-vjeçar është ndaluar nga karabinierët në provincën e Bergamos, Itali, për dyshimin e përfshirjes në dy vjedhje në banesa.

Dy individë të tjerë, që ishin me të në veturë, arritën të largoheshin nëpër fusha gjatë intervenimit të policisë.

Sipas mediumit italian Prima Bergamo, arrestimi u realizua në mbrëmjen e 29 tetorit, pas një ndjekjeje nga karabinierët në zonën mes Albano Sant’Alessandro dhe Torre de’ Roveri. 32-vjeçari dyshohet se ishte njëri nga autorët e dy vjedhjeve të ndodhura në këto dy lokalitete.

Vetura e dyshimtë u ndoq nga karabinierët Intervenimi filloi gjatë një shërbimi kontrolli të territorit, i organizuar për të parandaluar vjedhjet në banesa.

Ushtarët e Seksionit Operativ, të cilët ishin veshur në rroba civile, vërejtën një veturë të dyshimtë në Albano Sant’Alessandro dhe më pas ndoqën lëvizjet e saj drejt Torre de’ Roveri.

Pas një ndalese pranë një fushe sportive, drejtuesi i veturës u ndal në rrugën “San Francesco d’Assisi”, ku në automjet hipën dy persona që vinin nga fushat përreth.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *