Tre shtetas shqiptarë, të moshës 25, 29 dhe 31 vjeç, janë arrestuar nga Policia e Shtetit në Torino të Italisë, nën dyshimin për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjen e tyre.
Në apartamentin e tyre në lagjen Nizza-Millefonti, ku jetonin me qëndrim të paligjshëm, oficerët e policisë zbuluan 2.8 kilogramë kokainë, të fshehur në një çantë shpine brenda dollapit të dhomës së gjumit, si dhe 105 gramë të tjera kokainë.
Gjatë kontrollit, u gjet edhe një pistoletë e vjedhur, me karikator dhe pesë fishekë, sipas raportimeve nga agjencia italiane e lajmeve Ansa.