Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka filluar auditimin e performancës për planifikimin dhe zbatimin e Programit për Banim Social dhe të Përballueshëm në komunat e Pejës, Istogut, Podujevës dhe Gjilanit.
Sipas njoftimit të ZKA-së, auditimi do të përqendrohet në vlerësimin e mënyrës se si Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në bashkëpunim me komunat përkatëse, e ka planifikuar këtë program dhe nëse planifikimi është bazuar në nevojat reale të qytetarëve.
Po ashtu, do të shqyrtohet nëse fondet publike janë menaxhuar në mënyrë efektive për realizimin e kontratave të banimit social dhe të përballueshëm.