Drejtori i Zgjerimit të BE-së, Geert Jan Kopman, që largohet nga Komisioni Evropian më 1 janar, në një nga intervistat e tij të fundit në këtë rol, u shpreh se “Bllokada është në Shkup, jo në BE” kur u pyet për ndryshimet kushtetuese.
Kopman bëri këto komente gjatë një bisede me Ilva Taren të Këshillit Atlantik për “Balkans Debrief”, duke folur mbi pakon e zgjerimit të vitit 2026 të miratuar më 4 nëntor.
Ai shpjegoi se udhërrëfyesit janë tregues dhe të bazuar në meritë, duke i cilësuar si “sfiduese dhe ambicioze”.
Sipas tij, progresi i Malit të Zi tregon se metodologjia e pranimit po jep rezultate.
Ai gjithashtu paralajmëroi se rajoni duhet ta shfrytëzojë këtë moment, para se zgjedhjet në shtetet anëtare të BE-së vitin e ardhshëm ta ndërlikojnë më tej ciklin politik.
Në lidhje me bllokimin e rrugës evropiane të Maqedonisë së Veriut, Kopman theksoi se “Bllokada është në Shkup, jo në BE”, duke aluduar për nevojën e ndryshimeve kushtetuese.