Keri Russell dhe Matthew Rhys u dashuruan gjatë xhirimeve të filmit “The Americans”, ku ata luajtën rolin e një çifti të martuar për një periudhë të gjatë.
Russell, e njohur gjithashtu për rolin e saj në serialin e Netflix-it “The Diplomat”, ka zbuluar disa detaje mjaft intime rreth marrëdhënies së tyre gjatë xhirimeve.
Rhys fitoi dy çmime Emmy një muaj më parë.
Në një paraqitje si e ftuar me Chelsea Handler-in në podkastin “Dear Chelsea”, Russell përshkroi se si ajo dhe Rhys shfrytëzuan pothuajse çdo mundësi për të qenë intimë, madje edhe kur ishin të maskuar si personazhet e tyre. Çifti u takua në sheshxhirimin e këtij seriali spiunazhi që u xhirua për gjashtë sezone, nga viti 2013 deri në vitin 2018. “Ne po binim në dashuri, qëndronim zgjuar gjithë natën dhe bënim seks gjatë gjithë kohës, dhe mbanim maska, maskime.
Unë mbaja paruke dhe perla të çmendura”, pranoi aktorja. “Kur ke bërë ndonjëherë seks me perla, dhe në rimorkio, kudo?
Dua të them, ishte çmenduri.
Ishte kaq argëtuese dhe misterioze dhe seksi – dhe kaq e mirë.”