Të hënën përfundon debati i Komisionit për financa dhe buxhet rreth amendamenteve për Propozim-buxhetin për vitin 2027.
Janë parashtruar 400 amendamente për buxhetin e propozuar, ku pjesa më e madhe e tyre janë tërhequr, ndërsa disa janë miratuar.
Në Propozim-buxhetin për vitin 2027, të ardhurat e përgjithshme janë planifikuar në nivel prej 395,4 miliardë denarësh, që përbën një rritje prej 5,7 për qind krahasuar me vitin 2026.
Nga ana tjetër, shpenzimet e përgjithshme janë projektuar në 440,4 miliardë denarë, duke shënuar një rritje prej 4,8 për qind në krahasim me vitin e kaluar.
Deficiti buxhetor është planifikuar të arrijë në 45 miliardë denarë, që përkon me 3,5 për qind të BPV-së, dhe është në përputhje me strategjinë fiskale për periudhën 2027 – 2031.
Për shpenzime kapitale, janë planifikuar 40,8 miliardë denarë.
Të ardhurat tatimore pritet të arrijnë në 223,1 miliardë denarë, që nënkupton një rritje prej 6,4 për qind.
Në anën tjetër, për transfere sociale janë parashikuar 220,8 miliardë denarë, që është një rritje prej 4,1 për qind, prej të cilave 123,8 miliardë denarë janë për pagesat e pensioneve, duke shënuar një rritje prej 4,8 për qind në përputhje me harmonizimin ligjor.