Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës e paraparë për sot ka dështuar për shkak të mungesës së kuorumit.
Nënkryetari i Kuvendit, Ardian Gola, shprehu se nuk janë përmbushur kushtet për mbajtjen e mbledhjes, duke e theksuar se situata e ngjashme kishte ndodhur edhe një ditë më parë. “Fatkeqësisht, as sot, as dje nuk patëm kuorum dhe nuk u përmbushën kushtet për mbledhjen e Kryesisë”, u shpreh Gola.
Në këtë moment, nuk dihet se kur do të vazhdojë seanca e 13 nëntorit, në të cilën kishte mbetur pa u shqyrtuar Ligji për Dhomat e Specializuara, i kthyer në Kuvend nga presidentja Justina Shiroka-Pula.
Gola theksoi se për vazhdimin e seancës duhet të ketë dakordim mes shefave të grupeve parlamentare.
Në anën tjetër, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, kërkoi që seanca të vazhdojë të enjten, duke kritikuar vonesat në trajtimin e kësaj çështjeje.