Dy Shqiptare Dëbohen nga Italia për Përvetësim të Sendëve të Vjedhura

Dy gra shqiptare, njëra 45 dhe tjetra 39 vjeçe, janë dëbuar nga Italia dhe janë kthyer në Tiranë.

Ato janë denoncuar për përvetësim të sendeve të vjedhura dhe janë konstatuar me qëndrim të paligjshëm në këtë vend.

Ngjarja ka ndodhur në komunën Monticelli d’Ongina, në provincën e Piacenzës, ku të dyja gratë janë ndaluar nga Policia Bashkiake gjatë një kontrolli rutinë.

Gjatë verifikimeve, autoritetet italiane zbuluan se ato nuk dispononin dokumentacion të rregullt për qëndrimin në Itali.

Si rezultat, ato u shoqëruan në Drejtorinë e Policisë në Piacenza, ku u kryen procedurat për dëbimin e tyre.

Sipas njoftimit të autoriteteve italiane, të dyja gratë janë akuzuar për veprën penale të përvetësimit të sendeve të vjedhura.

Njëra prej tyre, 45-vjeçarja, kishte pasur më parë një dënim për grabitje pa përdorim të drejtpërdrejtë të dhunës, ndërsa 39-vjeçarja kishte një vendim dëbimi nga Italia në të kaluarën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *