Edi Rama Përsërit Thirrjen për Dialog me Protestuesit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka lëshuar një tjetër thirrje për dialog me protestuesit, duke vendosur para ndërtesës së Kryeministrisë fletë me mbishkrime që thonë “Dialog”.

Kjo është ftesa e radhës që kryeministri bën gjatë këtyre ditëve, si pjesë e përpjekjeve për të ftuar përfaqësues të protestave në bisedime.

Më herët, Rama ka theksuar se është i gatshëm të ulet në tryezë me këdo që beson në dialog, në çdo vend dhe në çdo kohë, për të shkëmbyer pikëpamje, edhe kur ato janë të kundërta.

Ai ka nënvizuar se e drejta e protestës është e pamohueshme, por dhuna nuk justifikohet nga asnjë arsye, duke shtuar se ata që kryejnë akte dhune ose dëmtojnë pronën publike do të përballen me ligjin.

Kjo ftesë vjen kur protesta ka hyrë në ditën e 20-të, e cila ka mbledhur studentë, pedagogë dhe qytetarë para institucioneve qeveritare, me kërkesën kryesore për dorëheqjen e kryeministrit.

Deri tani, protestuesit e kanë refuzuar ftesën e kryeministrit për dialog, duke insistuar se nuk ka bisedime pa largimin e kreut të qeverisë.

Nga ana e tij, Rama ka deklaruar se qeveria mbetet e hapur për komunikim me ata që zgjedhin rrugën e dialogut dhe se distancohet nga dhuna.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *