Ekstradimi i Shtetasit A. Gj. në Kuadër të Operacionit ‘The Wanted’

Një fazë tjetër e operacionit ‘The Wanted’ ka përfunduar me sukses.

Në kuadër të bashkëpunimit me homologët e saj, specialistët e Interpol Tiranës realizuan ekstradimin e shtetasit A.

Gj., 29 vjeç, nga Frankfurti, Gjermani, drejt vendit tonë.

Ai është lindur dhe banon në Mat.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në maj të vitit 2024, i kishte caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’.

Kjo masë u vendos për veprat penale ‘Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje’, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe për ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *