Pas përjashtimit nga Partia Socialiste, deputetja Elisa Spiropali ka ndryshuar vendin e saj në sallën e Kuvendit, duke u zhvendosur në rreshtin e fundit, në krahun ku ulen deputetët e opozitës.
Pranë saj ulen gjithashtu deputetë të Partisë Socialiste, megjithatë Spiropali ende nuk ka arritur në Kuvend.
Grupi parlamentar i PS-së zhvilloi një mbledhje në Kryesinë e Kuvendit më 24 nëntor, gjatë së cilës votuan për heqjen e Spiropalit nga grupi.
Deputetët Erion Braçe dhe Bledi Çuçi abstenuan gjatë votimit.
Kërkesa për votim erdhi nga kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili theksoi se vendimi u mor në përputhje të plotë me statutin dhe rregulloren e brendshme të Partisë Socialiste.
Një ditë më vonë, Spiropali mbajti një konferencë për media ku foli për përjashtimin e saj nga grupi.
Ajo shprehu se është gruaja e parë që përjashtohet nga PS dhe se priten edhe raste të tjera.