Komuniteti shqiptaro-amerikan u mblodh më 1 nëntor në Nju Jork për edicionin e 34-të të Festivalit Shqiptar, një ngjarje e veçantë që lidh muzikën, vallet tradicionale dhe trashëgiminë kulturore shqiptare.
Festivali, i organizuar nga Kisha Katolike “Zoja e Shkodrës”, solli së bashku këngëtarë, ansamble folklorike, valltarë dhe instrumentistë, të cilët e pasuruan skenën me elemente të kulturës dhe traditës shqiptare.