Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) mori pjesë në ushtrimin fushor “Golden Sabre”, i organizuar nga misioni i KFOR-it.
Në këtë ushtrim janë të përfshira institucione të rëndësishme të sigurisë në Kosovë, përfshirë KFOR-in, Forcën e Sigurisë së Kosovës, Policinë e Kosovës, Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) dhe Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave (AME).
Ushtrimi ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional, avancimin e ndërveprueshmërisë, si dhe ngritjen e gatishmërisë për reagim të përbashkët ndaj situatave të ndryshme të sigurisë.