Forcat e Armatosura të Shqipërisë në Stërvitjen “Clever Ferret 2026” në Slloveni

Një togë nga Regjimenti i Këmbësorisë së Veriut të Forcave të Armatosura të Shqipërisë ka marrë pjesë në stërvitjen shumëkombëshe “Clever Ferret 2026”, e cila është zhvilluar në Slloveni.

Lajmi është bërë i njohur nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjenerallejtënant Arben Kingji, përmes një postimi në Facebook.

Sipas Kingjit, kjo pjesëmarrje është realizuar në kuadër të bashkëpunimit rajonal përmes nismës DECI.

Ai theksoi se stërvitjet shumëkombëshe kontribuojnë në forcimin e bashkëpunimit, koordinimit dhe ndërveprueshmërisë ndërmjet forcave të armatosura të vendeve pjesëmarrëse.

Gjithashtu, Kingji vlerësoi rëndësinë e shkëmbimit të përvojave dhe rritjes së gatishmërisë për të vepruar së bashku përballë sfidave të ndryshme të sigurisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *