Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit evropian.
Këtë e ka deklaruar ambasadori gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph, gjatë një diskutimi me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë të Kuvendit të Kosovës.
Sipas ambasadës gjermane, në këtë takim është folur për ambiciet evropiane të Kosovës dhe mundësitë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve.