Gjetja e trupit të një 38-vjeçari në Durrës: Detaje nga vendngjarja

Një 38-vjeçar është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në Durrës.

Trupi i tij u gjet në afërsi të Gjykatës Civile në Shkozet, në ish-godinën e Apelit.

Sipas policisë, viktima është identifikuar si E.

G., 38 vjeç, banues në Plazh, i cili sipas informacioneve paraprake thuhet se ka vuajtur nga një sëmundje kronike.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor për të kryer veprimet procedurale, ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore do të përcaktojë shkakun e vdekjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *