Inflacioni në Kosovë paraqet një nga shqetësimet kryesore ekonomike për qytetarët, duke ndikuar direkt në rritjen e kostos së jetesës dhe në zvogëlimin e fuqisë blerëse.
Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore, karburanteve, energjisë elektrike dhe shërbimeve të tjera esenciale ka rënduar buxhetet familjare, duke prekur veçanërisht ata me të ardhura më të ulëta.
Sipas të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar, inflacioni në Kosovë pritet të arrijë në 6.8 për qind gjatë vitit 2026, nga 3.9 për qind sa parashikohet për vitin 2025.
Kjo do të thotë një rritje prej 2.9 pikë përqindjeje brenda një viti.
Me këtë nivel, Kosova renditet e para në Ballkanin Perëndimor për nga inflacioni i parashikuar për vitin 2026.