Kërpudha Mjekroshe: Një Pasuri e Veçantë e Parkut Kombëtar ‘Shebenik’

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në Shqipëri ka prezantuar një nga llojet më të veçanta të kërpudhave që ndodhen në Parkun Kombëtar ‘Shebenik’.

Kërpudha mjekroshe (Hericium erinaceus) rritet kryesisht në trungjet e drurëve të vjetër, sidomos të ahut.

Sipas Agjencisë, kjo kërpudhë dallohet për pamjen e saj karakteristike, me fije të gjata dhe të bardha, dhe është e ngrënshme kur është e re.

Me kalimin e kohës, ajo merr nuanca të verdha, duke ndryshuar kështu pamjen e saj të veçantë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *