Klinika e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) do të bëhet klinika e parë brenda këtij institucioni që do të ketë lavanderinë e saj të brendshme, falë donacionit nga kompania EXFIS.
Ky projekt është realizuar me iniciativën e Dr.
Alije Keka Sylaj, drejtoreshë e Klinikës së Pediatrisë, dhe me mbështetje nga drejtori i QKUK-së, Mentor Zejnullahu.
Kjo do të sjellë një përmirësim të rëndësishëm në kapacitetet dhe kushtet funksionale të klinikës.
Lavanderia do të lejojë që larja dhe përpunimi i tekstileve të realizohen brenda klinikës, në përputhje me nevojat e saj të përditshme.
Kjo do ta lehtësojë punën e stafit shëndetësor dhe do të rrisë efikasitetin në menaxhimin e këtyre nevojave.
Përveç përmirësimit të kushteve higjienike dhe funksionale, kjo iniciativë do të kontribuojë në krijimin e një ambienti më të përshtatshëm për pacientët e vegjël dhe do të lehtësojë punën e përditshme të stafit shëndetësor.
Për EXFIS, ky donacion është pjesë e angazhimit për përgjegjësi shoqërore dhe mbështetje të projekteve që sjellin përmirësime konkrete në shëndetësi.
Kompania mbetet e hapur për të kontribuar në iniciativa që mbështesin institucionet publike, lehtësojnë punën e profesionistëve dhe krijojnë kushte më të mira për qytetarët.