Kosova Forcon Kapacitetet e Mbrojtjes me Robotin e Parë Tokësor të Prodhimit Vendor

Në një hap të rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes dhe avancimin e industrisë vendore, Kosova tani disponon një teknologji të re robotike.

Për herë të parë, një robot tokësor pa ekuipazh (UGV), i prodhuar në Kosovë nga kompania kosovaro-amerikane STRIDAR, i është dhuruar Ministrisë së Mbrojtjes për nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Këtë e konfirmoi ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në një postim në Facebook.

Ai theksoi se ky është UGV-ja e parë e prodhuar në Kosovë dhe një moment i rëndësishëm për zhvillimin e industrisë vendore të mbrojtjes.

Lexoni të plotë postimin e ministrit: “Sot, për nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ministrisë së Mbrojtjes iu dhurua roboti tokësor pa ekuipazh (UGV), me numër serik SR-4-001-KS, i prodhuar nga kompania kosovare – amerikane STRIDAR.

Ky është UGV-ja e parë e prodhuar në Kosovë dhe një hap i rëndësishëm për zhvillimin e industrisë vendore të mbrojtjes.” UGV-të janë mjete robotike pa operator që mund të kontrollohen nga distanca ose të kryejnë detyra të caktuara në mënyrë autonome.

Nga modeli dhe konfigurimi, ato mund të përdoren për vëzhgim, transport pajisjesh dhe mbështetje në zona me rrezik; gjithashtu, mund të pajisen me sisteme armatimi të kontrolluara nga distanca.

Zhvillimi i sistemeve të tilla tregon potencialin e teknologjive me përdorim të dyfishtë, të cilat mund t’u shërbejnë nevojave të mbrojtjes dhe atyre civile.

Marrëveshjen e donacionit e nënshkrova së bashku me përfaqësuesin e kompanisë STRIDAR, z.

Nils Alstad.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *