Kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur ftesën për dialog me studentët që po protestojnë, të cilët prej më shumë se 20 ditësh kërkojnë dorëheqjen e tij.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka publikuar sërish pamje të tryezës së gurtë, e cila është vendosur para godinës së Kryeministrisë, mbi të cilën janë vendosur letra me mbishkrimin “Dialog”.
Megjithatë, studentët vazhdojnë të refuzojnë të ulen në bisedime, duke insistuar në kërkesën për largimin e tij nga posti.
Protesta e studentëve ka marrë mbështetje edhe nga pedagogë, të cilët kanë vendosur të bojkotojnë procesin mësimor në solidaritet me protestuesit.