Shqipe Mehmeti-Selimi, bashkëshortja e ish-komandantit të UÇK-së Rexhep Selimi, ka nderuar 28 Nëntorin dhe 29-vjetorin e shpalljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ajo e lidh këtë datë me kontributin e bashkëshortit të saj në luftën për liri.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, ajo rikujtoi momentin historik kur, përkrah heroit të Kosovës Mujë Krasniqi dhe Daut Haradinajn, Rexhep Selimi u bë zëri i shqiptarëve që po luftonin kundër regjimit serb.