Kushtrimi Kelani dhe Aurora Rrusta u shfaqën për herë të parë publikisht si çift i martuar.
Ish-banorët e Big Brother VIP Kosova ndanë disa mendime rreth jetës pas dasmës, duke theksuar se po kalojnë shumë mirë dhe se e kanë shijuar në maksimum këtë ditë të veçantë për ta.
Një nga temat që u diskutua ishte edhe dasma e tyre, e cila mori shumë vëmendje në rrjetet sociale, sidomos për shkak të fustanit të Benitës.
Kur u pyet për këtë çështje dhe për aludimet se Benita mund t’ua kishte prishur dasmën, Aurora falënderoi të gjithë të ftuarit për pjesëmarrjen, përfshirë edhe Benitën, duke thënë: “Jemi kënaqur tepër shumë.” Megjithatë, ajo vendosi të mos komentojë më tej mbi këtë temë.
Në fund, Kushtrimi dhe Aurora përmendën edhe muajin e mjaltit, duke konfirmuar se dëshirojnë të udhëtojnë drejt një destinacioni të ngrohtë.