Gjatë seancës plenare në Kuvendin e Kosovës, ku po shqyrtohet projektbuxheti për vitin 2027, kryeministri Edi Rama theksoi se ky buxhet synon të ulë kostot e jetesës për familjet shqiptare, të lehtësojë barrën fiskale për shtresën e mesme dhe të rrisë mbështetje për pensionistët dhe ata në nevojë. “Partia Socialiste e Shqipërisë falë krijimit të mundësive të reja të ekonomisë me këtë buxhet ul drejtëperdrejtë koston e jetesës për familjet shqiptare duke lehtësuar barrën fiskale për shtresën e mesme dhe duke rritur mbështetje për pensionistët dhe ata në nevojë.
E nisa nga kjo sepse e kemi dëgjuar shpesh si këto masa ishin çështje dëshirash.
Janë kundërvënë sikur ne se kishim dëshirën për t’i marrë më parë këto masa.
Arsyeja pse shumica na kanë votuar dhe do të vazhdojnë të na votojnë qëndron tek e vërteta që ndan shqiptarët që janë jashtë kësaj salle me ata që janë në sallë, që s’kanë lidhje me njerëzit e zakonshëm të këtij vendi,” tha kryeministri.
Rama gjithashtu u ndal te masat për uljen e taksave mbi produktet bazë dhe karburantin, si dhe rritjen e pensioneve, duke argumentuar se realizimi i këtyre zotimeve është bërë i mundur falë rritjes së ekonomisë dhe të ardhurave në buxhetin e shtetit. “Mos i bëni shqiptarët për budallenj se shqiptarët të japin ujë në bishtin e lugës.
Dëshirën për të ulur taksat e ushqimeve bazë e kemi pasur që në krye të herës dhe e kemi të shkruar në programin bazë të këtyre mandateve.
Dëshirën për të lehtësuar barrën e karburantit, arsyeja pse barra ka qenë më e lartë se në vendet e rajonit është se në strukturën e çmimit ne kemi ende sot por nuk do kemi më duke filluar nga 1 janari, taksën e qarkullimit.
Dëshirën për të rritur pensionet, për ata që duan të kenë mundësinë të jetojnë këtu, e kemi pasur me kohë por nuk janë dëshirat që mbushin arkën e shtetit, që përcaktojnë rrugën e një qeverisjeje, nuk janë dëshirat që e bëjnë një qeveri më të mirë por është ekonomia që mbush arkën e shtetit, që përcakton shpejtësinë e rrugës, që e bën qeverinë më të mirë kur ajo ka mundësi të rishpërndajë më shumë.
Ndryshimi mes asaj që do të bësh dhe asaj që je në gjendje të bësh, është dallimi mes premtimeve që mbeten në ajër dhe zotimeve që nuk harrohen por që me këmbëngulje përmbushen duke mbushur arkën e shtetit për t’i mbajtur ato zotime,” tha Rama.