Banka Popullore vazhdon të lehtësojë gradualisht kushtet për klientët e “ALTA Banka” AD Manastir.
Ndryshimi i fundit i Vendimit Administrativ mundëson pagesën e pagave, së bashku me pagesën e taksave dhe kontributeve përkatëse, për kompanitë që kanë paguar rregullisht paga përmes llogarive të tyre të pagesave në Bankë në tre muajt e fundit.
Kjo mundësi vlen për kompanitë që praktikojnë pagesën e pagave përmes “ALTA Banka” AD Manastir, domethënë ato që e kanë përdorur këtë bankë vazhdimisht për këtë qëllim në tre muajt para miratimit të vendimit.
Shuma e fondeve që mund të përdoren nga llogaria e pagesave të kompanisë në “ALTA Banka” për pagesën e pagave mund të jetë deri në 5% më e lartë se shumën totale të pagave të paguara në tetor.
Kjo do të lejojë vazhdimin e rrjedhave ekzistuese të pagesave dhe përmbushjen e detyrimeve ndaj punonjësve dhe shtetit, duke ruajtur kontrollin mbi daljen e fondeve nga Banka.
Ndryshimi gjithashtu u lejon individëve të disponojnë plotësisht hyrjet e reja në llogaritë e tyre në “ALTA Banka” AD Manastir, nëse fondet vijnë nga llogari pagese të hapura në banka të tjera dhe ofrues të shërbimeve të pagesave.
Kjo do të thotë që qytetarët mund të përdorin fondet që do t’u paguhen shtesë mbi këtë bazë pa asnjë kufizim në shumë.
Banka Popullore po e monitoron nga afër situatën në “ALTA Banka” AD Manastir dhe vazhdon të përshtatë masat, duke marrë parasysh kushtet e punës së Bankës dhe nevojat e klientëve të saj.