Lela Seferi dhe Leo Gashi: Një Dashuri e Re Pas Dështimeve

Pas një historie dashurie me ulje e ngritje, ndarje dhe ribashkim që gëzoi fansat e tyre, Lela Seferi dhe Leo Gashi po shijojnë një kapitull të ri së bashku.

Dyshja e njohur nga Big Brother VIP Kosova 3 ka publikuar një kolazh fotografish me momente romantike krah njëri-tjetrit.

Por këtë herë, më shumë se fotografitë, vëmendjen e ka marrë përshkrimi i Lelës. “Disa gjëra në jetë kanë nevojë për kohë, distancë dhe heshtje, që të gjejnë sërish rrugën drejt vendit ku i përkasin…”, ka shkruar ajo, duke e shoqëruar mesazhin me një zemër të kuqe.

Një dedikim që duket se përmbledh më së miri gjithë rrugëtimin e tyre, nga dashuria që lindi brenda shtëpisë së Big Brother, te ndarja që bëri bujë e deri te vendimi për t’i dhënë një tjetër mundësi njëri-tjetrit.

E nëse përshkrimi i Lelës ishte emocional, Leo u kujdes që gjithçka ta thoshte me vetëm dy fjalë. “Të dua”, ka komentuar ai poshtë publikimit të përbashkët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *