Ligji për Byronë Shtetërore: Hapat e Parë në Zbatim

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka dekretuar shpalljen e Ligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Ky dekret i është dërguar kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, e cila ka njoftuar se ky ligj po hyn në fazën e zbatimit. “Dy javë pas miratimit në Kuvend, Ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme po hyn në fazën e zbatimit, sot pranova nga Presidenca dekretin për shpalljen e tij.

Për secilin që ushtron funksion publik, është e qartë se çdo pasuri duhet të ketë burim të ligjshëm dhe të dokumentuar.

Kuvendi do ta përcjellë nga afër ngritjen e Byrosë.

Qytetarët do ta matin këtë ligj me rezultatet që do të japë,” shkroi Haxhiu në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *