Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi: Arritjet në Reformave dhe Financimi i Bashkimit Evropian

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, njoftoi se Maqedonia e Veriut ka realizuar deri tani 56 përqind të reformave të kërkuara dhe do të përfitojë 71 milionë euro.

Ajo theksoi se Mali i Zi është vendi me përqindjen më të lartë të përmbushjes së reformave, duke arritur 94 përqind, për çka do të marrë 81 milionë euro në këstin e ardhshëm.

Shqipëria, me 80 përqind të reformave të realizuara, do të marrë 85,6 milionë euro në këstin e katërt.

Procedura për rishpërndarjen e mjeteve ka filluar, ndërsa pagesat shtesë pritet të bëhen gjatë vitit të ardhshëm.

Sipas eurokomisioneres, mjetet e pashfrytëzuara, përfshirë ato që ishin paraparë për Serbinë, do të rishpërndahen për vendet që tregojnë rezultate më të mira në zbatimin e reformave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *