Sot, në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave, në Shkup organizohet një marsh protestues kundër femicidit dhe dhunës ndaj grave.
Marshimi do të fillojë në orën 17:00 nga parku “Gruaja Luftëtare” dhe do të përfundojë para Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Iniciativa “Asnjë më shumë” kërkon përgjegjësi nga institucionet, mbrojtje në kohë dhe drejtësi për viktimat e dhunës.
Në përfundim të marshit është paraparë një aksion performativ. “Kur institucionet janë të shurdhra, le t’i detyrojmë të na dëgjojnë!
Nuk do të heshtim!”, është shprehur thirrja për protestë.