Doganierët nga Drejtoria e Doganave të Maqedonisë, në Shkup, kanë parandaluar një tentativë për importimin ilegal të 2.8 tonëve kripë të pajodizuar, e cila është e ndaluar për import.
Rasti u zbulua gjatë kontrollit të mallrave, të cilat ishin deklaruar si kripë industriale.
Importuesi, një prodhues ushqimor, kishte dhënë një deklaratë se do të përdorej për qëllime industriale.
Megjithatë, gjatë kontrollit, u përcaktua se kripa ishte e pajodizuar, dhe jo kripë industriale siç ishte deklaruar në dokumentet doganore.
Sipas legjislacionit të RMV-së, kripa e përdorur në ushqim duhet të jetë e jodizuar për të parandaluar efektet e dëmshme në shëndetin e qytetarëve nga konsumimi i kripës së pajodizuar.
Janë filluar procedurat përkatëse kundër të dyshuarve, dhe në përputhje me vendimin e marrë nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, kripa e pajodizuar u shkatërrua në deponinë e Drisllës.