Sot në Maqedoninë e Veriut, moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira.
Në orët e mëngjesit priten reshje shiu, të cilat do të ndalen gjatë ditës dhe do të ketë përmirësim të kushteve.
Në mëngjes do të fryjë erë mesatare deri e fortë, sidomos në pjesët perëndimore, ku herë pas here do të ketë erë të fortë nga perëndimi me shpejtësi mbi 80 km/orë.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të jenë nga 13 deri në 20 gradë Celsius.
Në Shkup, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për reshje shiu, pastaj moti do të përmirësohet dhe do të jetë kryesisht me diell.
Erë e lehtë deri mesatare do të fryjë nga drejtimi i ndryshueshëm.