Parashikimi i Motit për Shqipërinë: Vranësira dhe Reshje Shiu

Shqipëria do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme të premten, të cilat do të sjellin mot me vranësira dhe reshje shiu.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se reshjet e shiut pritet të fillojnë që në orët e para të ditës në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët.

Në zonën jugore, megjithatë, do të ketë reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë, duke u shoqëruar me shtrëngata dhe shkarkesa elektrike.

Gjatë ditës, reshjet e shiut me intensitet të ulët priten të jenë të pranishme herë pas here në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në jug priten reshje shiu me intensitet mesatar dhe herë-herë deri të lartë në formën e rrebesheve afatshkurtra.

Në lartësinë mbi 1100 metra në veri-verilindje, do të ketë reshje bore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë kryesisht nga jugu me shpejtësi 7m/s, ndërsa përgjatë bregdetit mund të arrijë deri në 15m/s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *