Policia e Kosovës ka njoftuar se njësitet e saj, gjatë një kontrolli të kryer te një i dyshuar mashkull kosovar, i cili po drejtonte një veturë me targa vendore, kanë zbuluar dhe sekuestruar disa dokumente të ndryshme.
Këto dokumente dyshohet se i përkasin strukturave paralele serbe.
Rasti ka ndodhur në pikën kufitare Bërnjak dhe është cilësuar si falsifikim dokumentesh. “PKK-Bërnjak 12.11.2026 – 14:25.
Njësitet policore gjatë kontrollit tek i dyshuari mashkull kosovar, i cili ishte duke drejtuar veturën me targa vendore, kanë gjetur dhe sekuestruar disa dokumente të ndryshme të cilat dyshohet se ishin të strukturave paralele serbe”, thuhet në raport.