Policia Pyjore Intensifikon Aksionet Kundër Prerjes së Paligjshme të Drurit

Gjatë muajit tetor, Policisë Pyjore ka intensifikuar aksionet e saj për të luftuar prerjen e paligjshme të drurëve, transportin dhe tregtinë e drurit me origjinë të paligjshme.

Në këto aksione janë sekuestruar 734 metra kub dru dhe janë ngritur 147 kallëzime për kundërvajtje dhe vepra penale.

Sasia më e madhe e drurit të sekuestruar përbëhet kryesisht nga lisi dhe ahu, me 288 metra kub lisi dhe 274 metra kub ahu.

Ndërsa pjesa tjetër përfshin 51 metra kub dru të përzier dhe 121 metra kub dru teknik (trunj).

Në kuadër të këtyre aksioneve, Policia Pyjore ka sekuestruar gjithashtu 11 automjete mallrash dhe 15 automjete pasagjerësh, si dhe tetë traktorë, 13 rimorkio dhe 18 sharrë elektrike.

Përveç kësaj, janë paraqitur 122 kallëzime për kundërvajtje në gjykatat kompetente dhe 25 kallëzime penale në Prokurorinë Themelore Publike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *