Presidentja Justina Shiroka Pula, Në Samitin e Filantropisë: Rëndësia e Vlerave Qytetare

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë pjesë në Samitin e Filantropisë, organizuar nga Rotary International.

Në këtë ngjarje, Shiroka Pula e vlerësoi traditën mbi njëqindvjeçare të Rotary International në shërbim të njerëzimit, si dhe kontributin e organizatës në promovimin e solidaritetit, humanizmit dhe përgjegjësisë qytetare.

Sipas Presidentes, paqja, edukimi, shëndeti, mirëkuptimi dhe zhvillimi i komunitetit janë vlera të domosdoshme për çdo shoqëri dhe përbëjnë themelet e një të ardhmeje më të mirë.

Ajo theksoi se filantropia dhe shërbimi ndaj të tjerëve janë vlera që forcojnë shoqërinë dhe nxisin solidaritetin mes qytetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *