Prokuroria Publike në RMV vazhdon të intensifikojë aktivitetet për forcimin e kapaciteteve të kuadrove dhe zhvillimin e punonjësve të saj.
Në kuadër të Shpalljes së Brendshme Nr. 1/2026, është parashikuar ngritja në detyrë e 28 prokurorëve publikë.
Po ashtu, janë publikuar listat e renditjes nga përzgjedhja administrative për Prokurorinë Themelore Publike Shkup dhe Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Duke ofruar mundësi për avancim në karrierë, krijohen parakushte për një motivim më të madh të punonjësve, profesionalizimin e shërbimit dhe përmirësimin e efikasitetit institucional.