Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Blerim Reka, ka pritur në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Nju-Jork, Lum Çitakun, drejtorin e Programeve në Qendrën Kinematografike të Kosovës.
Diskutimi i tyre u fokusua në promovimin ndërkombëtar të kinematografisë kosovare.
Një nga temat kryesore të takimit ishte filmi “DUA”, i cili është drejtuar nga Blerta Basholli.
Ky film po shfaqet aktualisht në Nju-Jork dhe është propozimi zyrtar i Kosovës për edicionin e 99-të të çmimeve Oscar, në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar”.