Promovimi i Sistemës One Stop Shop në Kufirin e Qafë Thanës

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, së bashku me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, morën pjesë në promovimin e sistemit të integruar kufitar „One Stop Shop“ në Qafë Thanë.

Mickoski theksoi se kjo nismë do t’i afrojnë edhe më shumë vendet, veçanërisht në forcimin dhe zhvillimin e turizmit. “Jam i nderuar që jam sot këtu bashkë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Ju uroj bashkëqytetarëve shqiptarë Ditën e Alfabetit.

Po fillon një bashkëpunim i ri ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë, duke vendosur sistemin One Stop Shop.

Përmes kësaj nisme po përforcojmë lidhjen tonë, për lëvizje të lirë të qytetarëve dhe zhvillimin e turizmit”, tha Mickoski.

Nga ana e tij, kryeministri Edi Rama, theksoi se ky sistem pritet të zbatohet edhe në pikat e tjera kufitare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *