Në Podujevë, Pejë, Rahovec dhe Skenderaj janë raportuar pesë raste të mbajtjes, kontrollit apo posedimit të armëve pa autorizim.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti i parë është regjistruar në Podujevë më 19 nëntor, rreth orës 22:00, ku gjatë kontrollit te një burrë kosovar u gjet dhe u konfiskua një armë zjarri me nëntë fishekë.
I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Një rast tjetër është evidentuar në Podujevë më 22 nëntor, rreth orës 10:43.
Gjatë kontrollit në veturën e një burri kosovar u gjet një pushkë gjuetie me tetë fishekë.
Pas intervistimit, i dyshuari është liruar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Në Pejë, po më 22 nëntor, rreth orës 19:30, gjatë një pike kontrolli policore, te një burrë kosovar u gjet dhe u konfiskua një pistoletë, një karikator dhe shtatë fishekë.
Me urdhër të prokurorit, ai është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërkohë, në Rahovec, më 22 nëntor, rreth orës 09:15, policia ka arrestuar një burrë kosovar pasi, gjatë kontrollit në veturën e tij, në një çantë u gjet dhe u konfiskua një armë zjarri.
Pas intervistimit, i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Edhe në Skenderaj është regjistruar një rast i ngjashëm.
Më 22 nëntor, rreth orës 04:13, gjatë kontrollit te një burrë kosovar u gjet dhe u konfiskua një armë zjarri me një karikator dhe gjashtë fishekë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.