Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast mashtrimi që ka ndodhur përmes qendrave të thirrjeve në Prishtinë dhe Obiliq. “Prishtinë – Obiliq 23.10.2026 – 11:00.
Janë arrestuar 7 meshkuj dhe 2 femra, 6 prej tyre kosovarë dhe 3 shtetas të Gjermanisë, të cilët në bashkëveprim me njëri-tjetrin përmes qendrave të thirrjeve kanë zhvilluar aktivitet kriminal”, thuhet në njoftim.
Të dyshuarit kanë pasur në pajisjet e tyre kompjuterike të dhëna të shtetasve të huaj, të cilët i kanë kontaktuar dhe mashtruar.
Policia njofton se janë kontrolluar 4 lokacione ku janë gjetur dhe konfiskuar 39 kompjuterë, 5 telefona celularë, 12 memorie (HDD) external, një veturë, një armë me gjashtë fishekë, 850 euro dhe 100 franga zvicerane.