Reagimi i Krenar Llogës pas Vendimit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për Provimin e Jurisprudencës

Ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për të kërkuar mendim nga Komisioni i Venecias në lidhje me Ligjin për provimin e jurisprudencës.

Lloga thekson se në janar të vitit 2024, në Qeveri u miratua që provimi të zhvillohej 100% në gjuhën shqipe. “Në janar të vitit 2024, në Qeveri u votua që provimi të zhvillohej 100% në gjuhën shqipe!

Më pas, shumica parlamentare VMRO-VLEN me Afrim Gashin në krye e hoqi nga procedura parlamentare, që para pak çastesh të dalin e të krenohen me një zgjidhje gjysmake dhe të papranueshme që e kanë kaluar sot në Qeveri: 70% shqip e 30% maqedonisht!”. “Populli ynë e thotë bukur: “Dhia e zgjebur e bishtin përpjetë!”, andaj mos u krenoni me atë që u turpëron!”, ka shkruar Lloga.

Ndryshe, Qeveria, në mbledhjen e sotme, miratoi nevojën për marrjen e një mendimi urgjent nga Komisioni i Venecias lidhur me modelin e propozuar për dhënien e provimit të jurisprudencës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *